Oda Ekonomike e Kosoves

Nov 21, 2023

KONFERENCË - B2B EVENT - 4 dhjetor - Klan Arena ora: 10:00

Oda Ekonomike e Kosovës & BASAM

Me kënaqësi ju ftojmë të merrni pjesë në forumin më të madh të biznesit me pjesëmarrje prej rreth 100 bizneseve nga Turqia dhe institucionet më të rëndësishme shtetërore nga Turqia dhe Kosova, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me BASAM ( Qendra Ballkanike për Hulumtime Strategjike).

Forumi mbahet me datë 04 Dhjetor 10:00 në Klan Arena, Prishtinë.

Forumi ka për qëllim promovimin e investimeve në Republikën e Kosovës përmes prezantimeve të kompanive kosovare dhe institucioneve vendore.

Forumi përfshinë edhe takime B2B ndërmjet kompanive turke dhe atyre kosovare.

Sektorët që do të marrin pjesë janë:

1. Ndërtimtari;

2. Tekstil;

3. Përpunim i ushqimit;

4. IT;

5. Metal-përpunues;

6. Automotive;

7. Elektronikë;

8. Industria e Mbrojtjes;

9. Paisje Mjekësore;

10. Ambalazhim/paketim;

11. Energjia e Ripërtëritshme;

12. Marketing;

13. Transport-Logjistikë, ETJ.

Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të vendosur bashkëpunim me kompani të mëdha nga Turqia dhe për të promovuar investimet në shtetin tonë.

Ju lutemi të konfirmoni sa më parë pjesëmarrjen tuaj në e-mailin : ylli.dallku@oek-kcc.org, në mënyrë që të jemi në kohë me rezervime.

Nxitoni të aplikoni tek linku :

ME SHUME

RTKLive
Intervista e Kryetarit Rafuna në RTKlive
konfertenca
Konferenca për shtyp e kryetarit Rafuna me temë: Shtrenjtimi i Energjisë Elektrike sjell krizë në sektorin privat
494761157_1108080878023665_4899158407268236533_n
Vizitë nga Kryetari i OEK, z. Lulzim Rafuna, në Vali Group
495576246_1108074608024292_6480417845894473751_n
Vizitë e veçantë në kompaninë ADLER – model i suksesit vendor!