Oda Ekonomike e Kosoves

23 October, 2024

Kryeministri Kurti takoi Presidentin e Eurochambres, Vladimír Dlouhý dhe Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, mirëpriti Vladimír Dlouhý, President i Eurochambres, shoqatë e odave ekonomike evropiane dhe Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna. Z. Dlouhý është ekonomist i njohur nga Çekia, me përvojë të gjerë edhe në politikë, si ish ministër i ekonomisë së Republikës Çeke.
Në këtë takim u diskutua rëndësia e krijimit të kushteve sa më të favorshme të të bërit biznes, ofertën e vendit tonë për bizneset e huaja, dhe përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës përmes investimeve të përbashkëta dhe inovacionit.
Eurochambres, e themeluar në vitin 1958, përfaqëson mbi 20 milionë biznese nëpërmjet 1700 odave ekonomike anëtare në të gjithë Evropën. Në mesin e tyre anëtare është edhe Oda Ekonomike e Kosovës.
Në takim morën pjesë gjithashtu Ben Butters, Sekretar i Eurochambres dhe Besim Mustafa, Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Odën Ekonomike të Kosovës.
Burimi: Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës

ME SHUME

RTKLive
Intervista e Kryetarit Rafuna në RTKlive
konfertenca
Konferenca për shtyp e kryetarit Rafuna me temë: Shtrenjtimi i Energjisë Elektrike sjell krizë në sektorin privat
494761157_1108080878023665_4899158407268236533_n
Vizitë nga Kryetari i OEK, z. Lulzim Rafuna, në Vali Group
495576246_1108074608024292_6480417845894473751_n
Vizitë e veçantë në kompaninë ADLER – model i suksesit vendor!