Oda Ekonomike e Kosoves

23 October, 2024

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, priti në takim Presidentin e Eurochambres, Vladimír Dlouhý dhe Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

Në takim u diskutua rreth rëndësisë së zhvillimit të aktiviteteve biznesore përbrenda një klime sa më të përshtatshme, duke konsideruar impaktin e madh që biznesi ka në progresin ekonomik, siç edhe në atë social.
Po ashtu, u bisedua edhe për nevojën e rritjes së bashkëpunimit midis këtij asociacioni të odave evropiane të tregtisë dhe industrisë, ku bën pjesë edhe Oda Ekonomike e Kosovës, me institucionet e vendit tonë, në mënyrë që të rritet gjithnjë e më shumë iniciativa e investimeve dhe zhvillimi ekonomik.
Përfaqësuesit e Eurochambres shprehën gatishmërinë për të ofruar angazhimin e tyre, i cili kontribuon në rritjen e investimeve nga biznese të ndryshme evropiane në Republikën e Kosovës.
Kryetari Konjufca i falënderoi mysafirët për vizitën, duke u shprehur se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë e angazhuar në këtë drejtim dhe e bindur se rritja e bashkëpunimit është mënyra se si arrijmë synimet për zhvillim gjithnjë e më intensiv.
Burimi: Kuvendi i Republikës së Kosovës

ME SHUME

RTKLive
Intervista e Kryetarit Rafuna në RTKlive
konfertenca
Konferenca për shtyp e kryetarit Rafuna me temë: Shtrenjtimi i Energjisë Elektrike sjell krizë në sektorin privat
494761157_1108080878023665_4899158407268236533_n
Vizitë nga Kryetari i OEK, z. Lulzim Rafuna, në Vali Group
495576246_1108074608024292_6480417845894473751_n
Vizitë e veçantë në kompaninë ADLER – model i suksesit vendor!