Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, gjatë vizitës së tij zyrtare në Itali, u takua me z. Antonio Paoletti, Kryetarin e Odës së Tregtisë, Industrisë, Zejtarëve dhe Bujqësisë së Venecias.
Në takimin e mbajtur, palët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit bilateral për projekte të përbashkëta që nxisin zhvillimin ekonomik të vendit.
Gjatë takimit, u diskutua edhe për marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Tregtisë të Venecias, që pritet të nënshkruhet së shpejti.
OEK mbetet përherë e angazhuar për të promovuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit.