Oda Ekonomike e Kosoves

Dec 18, 2023

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Maqedonisë në Kosovë, znj. Shpresa Jusufi

Prishtinë 18 Dhjetor 2023
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Maqedonisë në Kosovë, znj. Shpresa Jusufi ku diskutuan për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit, kryetari Rafuna theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi duke e vlerësuar si një mekanizëm të rëndësishëm në ngritjen e eksportit dhe kapaciteteve të kompanive vendore.
z. Rafuna së bashku me znj. Jusufi u dakorduan që të përforcojnë sa më shumë bashkëpunimin ekonomik përmes organizimit të konferencave ekonomike, projekteve të përbashkëta, forumeve të përbashkëta ekonomike, duke ndihmuar ndërmarrësit në krijimin e marrëdhënieve afariste.

ME SHUME

RTKLive
Intervista e Kryetarit Rafuna në RTKlive
konfertenca
Konferenca për shtyp e kryetarit Rafuna me temë: Shtrenjtimi i Energjisë Elektrike sjell krizë në sektorin privat
494761157_1108080878023665_4899158407268236533_n
Vizitë nga Kryetari i OEK, z. Lulzim Rafuna, në Vali Group
495576246_1108074608024292_6480417845894473751_n
Vizitë e veçantë në kompaninë ADLER – model i suksesit vendor!