Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka vizituar kompaninë prodhuese BIBITA SH.P.K., ku është pritur nga CEO i kompanisë, z. Granit Gruda
Gjatë vizitës, u diskutua për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve prodhuese dhe sfidat me të cilat përballen prodhuesit vendorë.
Kryetari Rafuna vlerësoi punën dhe përkushtimin e kompanisë BIBITA si një shembull i suksesshëm i industrisë vendore, duke theksuar përkrahjen e vazhdueshme të OEK-ut për sektorin prodhues.