Oda Ekonomike e Kosoves

Dec 7, 2023

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, zhvilloj një takim mjaft të rëndësishëm me përfaqësues nga UNDP ICPSD (Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim)

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, zhvilloj një takim mjaft të rëndësishëm me përfaqësues nga UNDP ICPSD (Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim).

Z. Rafuna, në këtë takim priti zëvendës drejtoreshën Gülçin Salıngan, Specialisten për Menaxhimin e Programit Funda Süzer, si dhe stafin më të gjerë të sajë nga radhët e UNDP, për të diskutuar çështje të lidhura me zhvillimin ekonomik dhe fushën e inovacionit në sektorin privat në Kosovë.

Gjatë takimit, u diskutua për themelimin e një qendre trajnuese në OEK, për të asistuar kompanitë që të kalojnë sa më lehtë fazën e tranzitit në ekonomi të gjelbër, si dhe për t’i ofruar ndihmë sektorit të bujqësisë lidhur me pjesën e bujqësisë së mençur në vend.

Kryetari Rafuna shprehu vlerësimin e tij për rolin që ofron UNDP në Kosovë, për të arritur qëllimet e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit privat në tërësi.

Kryetari Rafuna dhe përfaqësuesit e UNDP konfirmuan vullnetin e tyre për të rritur bashkëpunimin në të ardhmen, duke identifikuar fusha të reja të ndërveprimit që do të sjellin avantazh afatgjatë për ekonominë dhe komunitetin kosovar.

ME SHUME

RTKLive
Intervista e Kryetarit Rafuna në RTKlive
konfertenca
Konferenca për shtyp e kryetarit Rafuna me temë: Shtrenjtimi i Energjisë Elektrike sjell krizë në sektorin privat
494761157_1108080878023665_4899158407268236533_n
Vizitë nga Kryetari i OEK, z. Lulzim Rafuna, në Vali Group
495576246_1108074608024292_6480417845894473751_n
Vizitë e veçantë në kompaninë ADLER – model i suksesit vendor!