Oda Ekonomike e Kosoves

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Oct 5, 2023

Kryetari Rafuna priti në takim Ambasadoren e Maltës për Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur sot në takim ambasadoren e Maltës për Kosovën, Juliana Scerri Ferrante, me të cilën diskutoi për bashkëpunimin në mes bizneseve të dy vendeve dhe për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të këtij bashkëpunimi.

Rafuna vlerësoi mundësinë për të kërkuar ura të reja biznesore ndërmjet Kosovës dhe Maltës.

“Bashkëpunimi me Maltën është miqësor e intensiv që nga ditët e para të shtetit të Kosovës. Kosova duhet të mësojë nga përvoja e bizneseve të Maltës me Bashkimin Evropian”, u shpreh kryetari Rafuna dhe shtoi se “bizneset e dy vendeve mund të bashkëpunojnë edhe më shumë në shumë sektorë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ambasadorja u shpreh se mundësitë më të mira të bashkëpunimit ekonomik do të ishin në sektorin e teknologjisë informative, në produktet farmaceutike dhe sistemin shëndetësor në tërësi.

ME SHUME

qumshti2
Kryetari Rafuna mbanë fjalim hyrës në konferencën më të madhe të Shoqatës së Prodhuesve të Qumshtit të Kosovës
ambasadde_berlin
Kryetari Rafuna vizitoi Ambasadën e Kosovës në Berlin, dhe u takua me ambasadorin e Kosovës z. Faruk Ajeti
takim_peter
Kryetari Rafuna priti në takim përfaqësuesit e BSPK-së shoqëruar nga Peter Scherrer
Duke ndodhuLansimi i Fushatës të Arsimit dhe aftësimit Profesional (Mësimi Dual)
Lansimi i Fushatës të Arsimit dhe aftësimit Profesional (Mësimi Dual)