Oda Ekonomike e Kosoves

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Oct 5, 2023

Kryetari Rafuna priti në takim Ambasadoren e Maltës për Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur sot në takim ambasadoren e Maltës për Kosovën, Juliana Scerri Ferrante, me të cilën diskutoi për bashkëpunimin në mes bizneseve të dy vendeve dhe për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të këtij bashkëpunimi.

Rafuna vlerësoi mundësinë për të kërkuar ura të reja biznesore ndërmjet Kosovës dhe Maltës.

“Bashkëpunimi me Maltën është miqësor e intensiv që nga ditët e para të shtetit të Kosovës. Kosova duhet të mësojë nga përvoja e bizneseve të Maltës me Bashkimin Evropian”, u shpreh kryetari Rafuna dhe shtoi se “bizneset e dy vendeve mund të bashkëpunojnë edhe më shumë në shumë sektorë”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ambasadorja u shpreh se mundësitë më të mira të bashkëpunimit ekonomik do të ishin në sektorin e teknologjisë informative, në produktet farmaceutike dhe sistemin shëndetësor në tërësi.

ME SHUME

BANKA
Sot kryetari Rafuna u takua me përfaqësuesit e Bankës Botërore znj. Elene Imnadze, zëvendës menaxhere e zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, z.Besart Myderrizi-Ekonomist dhe Blerta Qerimi Specialiste e lartë e sektorit privat
434224156_808257284672694_7270115534870417155_n
Pensionimi i kolegut tonë z. Ibrahim Tahiri - Drejtor i Njësisë Rajonale së Gjilanit
COCACOLA
Me kënaqësi të veçantë, i dëshirojmë mirëseardhje dhe bashkëpunim të thellë anëtarit më të ri në Odën Ekonomike të Kosovës, brendit ndërkombëtar Coca-Cola.
INCOMA
Oda Ekonomike partnere në projekte të Komisionit Evropian me INCOMA