Prodhuesi gjerman i automobilave "Diamler" dhe konkurrenti i tij francez "Renault" mendojnë t`i bashkojnë forcat për prodhimin e modeleve të reja në Slloveni.
Versionet e reja të modeleve "Smart" të "Daimler"-it dhe të "Tuingo"-s së "Renault"-s, do të mund të prodhoheshin në një linjë prodhuese në qytetin slloven Novo Mesto, ku tashmë prodhohen disa modele të Renault-së, shkruan edicioni gjerman i gazetës "Financial Times".
Dy kompanitë e mëdha me projektin e përbashkët duan t`i zvogëlojnë shpenzimet për prodhimin e automobilave të vegjël.
Burimi: telegrafi.com/ 12.02.2010
Rr. Nėna Terezė nr.20 - 10000, Prishtinė, Republika e Kosovės - Copyright © 2009 oek-kcc.org - All rights reserved


