Greqi: Protesta kundėr masave ndaj krizės financiare

artikuj

Athinë, 18 shkurt - Qindra punonjës të sektorit shtetëror në Greqi vazhduan për të dytën ditë protestat në Athinë kundër masave të reja në përgjigje të krizës financiare.


Punonjësit e doganeve në Athinë filluan dje një grevë 3-ditëshe. Punonjës të tjerë të sektorit shtetëror kanë planifikuar greva më të shkurtra.


Punonjësit po protestojnë kundër uljes së pagave dhe vendosjes së taksave të reja në kuadrin e nismave të gjera qeveritare me synimin për të frenuar problemet ekonomike.


Ministrat e financave nga 16 vende që përdorin euron kanë shprehur shqetësimin se problemet ekonomike të Greqisë do të ulin ndjeshëm vlerën e euros.


Dje, këta ministra e paralajmëruan Athinën të ulë deficitin në 8.7 për qind këtë vit. Ata thanë gjithashtu se Greqia do të duhet të ndërmarrë masa të reja për uljen e shpenzimeve deri në mes të marsit, nëse reformat e deritanishme nuk e ulin sa duhet deficitin.

 

Burimi: ekonomia-ks.com/ 18.02.2010


< Kthehu Pas
 
 
 


AKP-ja pėrshpejton shpėrndarjen e 20 pėrqindėshit

Bordi i Drejtorėve tė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit (AKP), gjatė mbledhjes