Dy projektet që janë zyrtarizuar të enjten në Tiranë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë kanë të bëjnë me investime në fushën energjetike. E para është e ashtuquajtura Linjë e transmetimit 400 kilovolt Tiranë - Prishtinë, që kap një fond prej 42 milionë eurosh. Ministri i Energjetikës Dritan Prifti e ka vlerësuar këtë linjë që shkon rreth 240 kilometra.
"Shkëmben energjinë mes nesh dhe Kosovës për të shumëfishuar kapacitet eksportuese dhe importuese të Shqipërisë në periudhat e vitit që ajo ka nevojë të eksportojë apo të importojë".
Ministri Prifti përmendi dhe rëndësinë e projektit të dytë për linjën unazore 110 kilovolt në jugun e Shqipërisë, që sipas tij është një ndihmë e madhe e komunitetit atje në zgjidhjen e mungesave aktuale që ka rrjeti ekzistues. Projektet janë pjesë e fondit më të madh vjetor të miratuar deri më tani prej Republikës Federale të Gjermanisë Republikës së Shqipërisë në një vlerë të përgjithshme prej 130 milionë eurosh.
Buimi: telegrafi.com/ 18 Shkurt 2010
Rr. Nėna Terezė nr.20 - 10000, Prishtinė, Republika e Kosovės - Copyright © 2009 oek-kcc.org - All rights reserved


