Bixhoz pa licencė

artikuj

Bashkë me entuziazmin e kosovarëve për të fituar para nga lojërat e fatit, po rritet edhe numri i këtyre subjekteve që nuk kanë licenca.


Në Kosovë janë gjithsej 43 subjekte të lojërave të fatit, ndërsa prej tyre 10 për qind nuk kanë fare licencë. Kjo dukuri në rritje është bërë tanimë shqetësuese edhe për vetë Administratën Tatimore të Kosovës.


Saktësisht të dhënat nga ATK flasin për 13 subjekte që merren me baste sportive, në kuadër të te cilave janë të licencuara edhe 258 njësi të basteve sportive, ndërsa 16 subjekte tjera që merren me lojëra me aparate, në të cilat hyjnë 2,072 aparate të licencuara. Kurse subjektet që merren me tombola bingo janë 13 dhe një kazino.


Megjithatë, zyrtarë të ATK-së thonë se nga numri i tërësishëm i subjekteve të licencuara, 10 për qind e tyre nuk kanë licenca.


Hava Ademi, zyrtarë për informim në ATK, thotë se pavarësisht ekzistimit të subjekteve pa licenca, ato nuk i shkaktojnë humbje buxhetit të Kosovës, sa i përket pagesës për licencimin e tyre.


"Nëse një subjekt heziton që të licencohet që në fillim të aktivitetit të tij, ai patjetër që brenda një periudhe të arsyeshme kohore ose do të jetë i detyruar që të licencohet dhe të vazhdojë aktivitetin e tij ose do të mbyllet", ka thënë Ademi.


Megjithëkëtë, ndonëse shumë subjekte të tilla operojnë në Kosovë, Administrata Tatimorë në bashkëpunim edhe me policinë kanë filluar para disa ditësh një aksion, ku kanë mbyllur disa nga këto lojëra.


Vetëm në komunën e Prishtinës janë mbyllur katër subjekte të lojërave të fatit dhe 4 njësi tjera të vendosura nëpër lokacione të ndryshme në kryeqytet. Ky aksion ka hasur subjekte të palicencuara edhe në Pejë dhe ka rezultuar me mbylljen 4 subjekteve të lojërave të fatit atje dhe 5 njësi tjera.


"Aktivitete të tilla të planifikuara dhe të koordinuara në mes ATK-së, doganave dhe policisë janë planifikuar të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke mbuluar kështu gjithë territorin Kosovës", pohon Ademi.


Nga ana tjetër, rregullativa ligjore për këtë fushë ekziston, pasi është në fuqi Ligji për Lojërat e Fatit, ku parashihen edhe ndëshkimet.


Sipas këtij ligji, subjektet ekonomike që organizojnë lojëra të fatit pa leje të organit kompetent, varësisht nga lloji i lojës se fatit, gjobiten prej 35 mijë deri 70 mijë euro. Ndërkaq, kur bëjnë shkelje të rregullave, dënimi me të holla arrin nga 5 mijë deri 25 mijë euro.


Varësisht prej llojit të licencës që aplikon një subjekt pagesa për hapjen e tij kushton prej 5 mijë që janë tombollat dhe deri në 25 mijë euro që paguhen për hapjen e bastoreve.

 

Dry bastoreve pa licenca


Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, në komunën e Prishtinës është realizuar mbyllja e gjithsej 4 subjekteve të lojërave të fatit dhe 4 njësive të vendosura nëpër lokacione të ndryshme.


Ky aksion ka vazhduar edhe në komunën e Pejës dhe ka rezultuar me mbylljen e 4 subjekteve të lojërave të fatit, dhe 5 njësi të vendosura nëpër lokacione të ndryshme.


Sipas ligjit, subjektet ekonomike që organizojnë lojëra të fatit pa leje të organit kompetent, varësisht nga lloji i lojës se fatit, gjobiten prej 35 mijë deri 70 mijë euro.

 

Burimi: gazetaexpress.com/ 21.02.2010


< Kthehu Pas
 
 
 


AKP-ja pėrshpejton shpėrndarjen e 20 pėrqindėshit

Bordi i Drejtorėve tė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit (AKP), gjatė mbledhjes