Pilotët e aviotransportuesit kombëtar gjerman Lufthansa prej të dielën në mesnatë filluan grevë për shkak të nivelit të ulët të sigurisë dhe të ardhurave të vogla mujore.
Nga Drejtoria e kompanisë konfirmuan se sindikata e pilotëve, prej mesnatës ka filluar grevë katërditëshe pasi që bisedimet që zhvilloheshin gjatë fundjavës nuk kanë dhënë rezultate.
Krahas kërkesës për rritjen e pagave për 6,4 për qind, pilotët druajnë se kompania mund të ridedikojë një pjesë të vendeve të punës te kompanitë e veta simotra si "Austrial Airlines" dhe "Lufthansa Italia", ku pagat janë më të vogla.
Shtefan Lauer nga Drejtoria e kompanisë konfirmoi se "Lufthansa" mund të garantojë për vendet e punës e punëtorëve deri në vitin 2012 apo deri në vitin 2013 dhe 2014, nëse nuk kërkohet rritje e pagave.
Në grevën katërditëshe marrin pjesë 4.000 pilotë dhe pritet që ajo të shkaktojë dëm prej 100 milionë eurove, duke mos marrë parasysh me këtë rast humbjet nga biletat e pashitura dhe dëmtimin e autoritetit.
Për shkak të grevës, sot në mëngjes janë anulluar dy të tretat e fluturimeve, gjegjësisht 1.200 prej gjithsej 1.800 fluturimeve që i realizon kompania brenda ditës.
Burimi:Telegrafi.com/22.02.2010
Rr. Nėna Terezė nr.20 - 10000, Prishtinė, Republika e Kosovės - Copyright © 2009 oek-kcc.org - All rights reserved


