Shefi i Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Kjartan Björnsson, me këtë rast ka thënë se projekt binjakëzimi për përkrahjen e pjesëmarrjes së Kosovës në Zonën e përbashkët Evropiane të Aviacionit, kap vlerën e 1 milionë eurove, i cili do të zgjasë për dy vite dhe do të përkrahë zhvillimin e qëndrueshëm të transportit të aviacionit civil në Kosovë, duke përmbushur standardet evropiane në sigurinë e aviacionit, sigurinë dhe zhvillimin e kornizës së tregut bazuar në parimet e qasjes së lirë dhe konkurrencës së drejtë.
"Projekti ka qëllim ndërtimin e menaxhimit të procesit teknik në aviacionin civil si në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Ambientit, dhe Ministrinë e transportit, por edhe komisioni për hetimin e aksidenteve.
Institucionet e Kosovës kanë bërë progres që duhet të pranojnë dhe janë në hapin e parë të marrëveshjes së CAA por ka probleme me të cilat duhet të merremi para se të vazhdojmë më tutje. Ne kemi resurse shumë të mira të cilat tash janë të pranishme për të ngritur standardet që vinë nga marrëveshja e ECAA, ne do ta monitorojmë këtë marrëveshje dhe do të shohim aplikimin e zhvillimeve të tregut sipas CAA", ka thënë ai.
Ministër i Transportit dhe Post-telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ka theksuar se Republika e Kosovës ka marr mbi vete të gjitha detyrimet ndërkombëtare duke përfshirë edhe atë të nënshkruara nga UNMIK-u, dhe se të gjitha këto i kemi respektuar në mënyrë eksplicite edhe me ligjin për aviacionin civil pra që është, aktivitetet e aviacionit civil kryhen në përputhje me marrëveshjen e ECA-së.
"Në vlerësimin e tetorit të vitit 2008 që ja bëri Komisioni Evropian Kosovës lidhje me marrëveshjen e ECA-së, thuhej qartë që ishim shumë afër kalimit në fazën e dytë të kësaj marrëveshje.
Ky vlerësim ishte më pozitiv se për shumicën e vendeve të tjera të rajonit dhe deri sa po flas para jush jam konfident që Republika e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kërkesat e aviacionit për të kaluar në fazën e dytë të implementimit të marrëveshjes së ECA-së. Ky projekt i binjakëzimit është një dhuratë e çmueshme e KE-së të taksapaguesve evropian për vendin tonë", ka thënë ai.
Në anën tjetër ambasadori i Francës në Kosovë, Jean François Fitou, ka theksuar se binjakëzimi është në vazhdën e ndihmës që Franca në vazhdimësi i jep Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve të saja si shteti i ri.
"Ky binjakëzim ka për qëllim që t'i jap ndihmë Kosovës, për t'i ndërtuar kapacitetet e saja, ky vend është i ri dhe i duhet ndihma e miqve dhe këtë ne do ta ofrojmë atë sa më mirë që mundemi, ne kemi ekspertët, kemi lidhje me ministrin dhe njerëzit autoritetit të aviacionit të Kosovës dhe jemi të përkushtuar t'i ndihmojmë Kosovës në të gjitha fushat e mundshme për ta bërë at që të shkojë drejtë familjes Evropiane fushë në të cilën për dy vite ne do ta ndihmojmë", ka thënë ai.
Dritan Gjonbalaj, Drejtor gjeneral i Aviacionit Civil në Kosovë, ka shpjeguar se si zhvillimi i aviacionit në Kosovë në vitin 1999 kishte filluar nga zeroja dhe nëse bëhet një krahasim me vendet e tjera sipas tij ne duhet të jemi krenar me suksesin që e kemi arritur.
Ai ka thënë se Republika e Kosovës i ka të gjitha autoritetet për një zhvillim dhe rregullim kompetent të aviacionit civil, duke theksuar që tash Kosova është gati të bëjë edhe një hapë të madhe, të integrohemi plotësisht në hapësirën e përbashkët evropiane të aviacionit dhe y binjakëzim i sotshëm do ta ndihmojë Kosovën drejt kësaj.
"Ky binjakëzim do ta ndihmoj Kosovën ne implementimin e plotë të marrëveshjes mbi hapësirën Evropiane të përbashkët të aviacionit, përfitues pra do të jenë shumë institucione të vendit duke filluar nga Ministria e transportit dhe post telekomunikacionit, autoriteti i aviacionit civil Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Ambientit dhe gjithashtu edhe Komisioni për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve anautike", ka thënë ai.
Projekti do të mbulojë të gjitha fushat rregullator të një shteti në aviacionin civil, duke përfshirë sigurinë, rregullimin ekonomik, sigurimin dhe menaxhimin e trafikun ajror, kryesisht do të merret me trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve për institucionet kyçe që janë përgjegjëse për hartimin e politikave, rregullimin ekonomik dhe teknik, sigurinë e aviacionit dhe çështjet sociale dhe ambientale të ndërlidhura me aviacionin civil.
Burimi: gazetaexpress.com/ 22.02.2010