Mė lirė me tren

artikuj

Është rritur numri i kosovarëve që preferojnë të udhëtojnë me tren brenda Kosovës dhe në vijën e rregullt për Maqedoni. Me gjithë problemet që është përballur në vitet e fundit Hekurudha e Kosovës, sjellja e shtatë vagonëve nga Austria ka bërë që numri i udhëtareve që shfrytëzojnë trenin në këto dy linja, të dyfishohet krahasuar me vitet e mëparshme.

 

Refet Çitaku, zyrtar për informim në Hekurudhat e Kosovës, ka thënë se në ngjalljen e interesimit për të udhëtuar me tren kanë ndikuar shumë shtatë vagonët e rinj të cilët janë dhuratë nga Qeveria e Austrisë.

 

"Vagonët janë shumë komodë dhe iu përshtaten nevojave që kanë qytetarët e Kosovës", tha ai.

 

Nga udhëtimi me tren do të përfitojnë kategori të ndryshme të shoqërisë së Kosovës, e posaçërisht studentët.

 

"Po, studentët përfitojnë 50 për qind të çmimit të biletës. Ata duhet të pajisen me kartela të trenave që lëshohen në stacionin kryesor në Fushë-Kosovë. Po ashtu, përfitues janë edhe fëmijët si dhe pensionistët", tha ai.

 

Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, në projektet që i ka paraparë për të bërë modernizim e linjave hekurudhore, ka paraparë që deri në vitin 2013, të bëjë modernizimin e tyre. Një problem që nga shpallja e pavarësisë ka qenë edhe pengesa për të realizuar linjat e rregullta në rajonet serbe brenda Kosovës. Tani, Hekurudhat e Kosovës kanë linjën e rregullt nga Prishtina për në Shkup dhe për Pejë.

 

Burimi:gazetaexpress.com/24.02.2010

 


< Kthehu Pas
 
 
 


E mirėpresin embargon

Vendimi i Qeverisė pėr aplikimin e masave reciproke ndaj produkteve tė