Kështu ishte kur presidenti serb, Boris Tadic, gushtin e kaluar bëri një vizitë njëjavore shtetërore në Kinë. Kështu ishte përsëri, kur ushtritë e të dy vendeve ranë dakord disa javë më vonë për bashkëpunim të ngushtë dhe Tadici deklaroi se bashkëpunimi me Kinën është pjesë përbërëse e politikës së jashtme mbi katër shtylla.
"Qëllimi kryesor i vendit mbetet hyrja në BE për një kohë qëndrimi larg nga NATO-ja, por Serbia do t'i rrumbullakosë marrëdhëniet me SHBA-në, Rusinë dhe Kinën", tha Tadic.
Pyetjen e një gazetari nëse është e çuditshme, kur një gjigant dhe një xhuxh janë partnerë strategjikë, kryetari i shtetit nuk e gjeti me vend, sepse sa më të fortë t'i ketë miqtë një shtet, aq më i fortë është ai vetë.
Për 170 milionë euro, firmat kineze deri në vitin 2013 duan të ndërtojnë me partnerë të rinj serbë një urë të dytë urgjentisht të nevojshme në Beograd.
Në fund të janarit, qeveria serbe u dha kinezëve porosinë për modernizimin e termocentraleve në Danub pranë Pozarevacit, të cilat rrjedhin nga koha jugosllave. Volumi i kontratës arrin në më shumë se 900 milionë euro.
Burimi:gazetaexpress.com/25.02.2010
Rr. Nėna Terezė nr.20 - 10000, Prishtinė, Republika e Kosovės - Copyright © 2009 oek-kcc.org - All rights reserved


