Kosova promovon investimet para kompanive bavareze

artikuj

Konferenca është organizuar bashkërisht nga Zyra në Vjenë e Agjencisë së Kosovës për Promovimin e Investimeve (APIK), Oda e Munihut për Industri dhe Tregti (IHK München) dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, me qëllim të prezantimit të mundësive për investime në Kosovë.


Kompanive gjermane u jane drejtuar Ministri i Tregtisë dhe Industrisë - Lutfi Zharku, ambasadori Vilson Mirdita, udhëheqësi i zyres së APIK-ut në Vjenë - Kujtim Dobruna, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës - Besim Beqaj si dhe përfaqësues të Odës së Munihut për Industri dhe Tregti, investitorë gjerman të pranishëm në Kosovë, përfaqësues të GTZ-së gjermane dhe programeve të USAID.


Ministri Lutfi Zharku ka garantuar përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për investitorët e huaj, duke përmendur edhe qëllimin e nënshkrimit të një marrëveshjeje për mbrojtjen e investimeve në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, njejtë siq është bërë me Austrinë para disa javësh.


Zyra e APIK-ut në Vjenë dhe programet e USAID në sektorin privat u kanë ofruar investitorëve potencial shërbime konkrete për ti lehtësuar investimet e tyre në Kosovë.


Vetë pjesëmarrja kaq e madhe në konferencë, që ka befasuar edhe organizatorët, është fakt i qartë që interesimi i investitorëve nga rajoni gjermanofolës për Kosovën është në rritje, tha Kujtim Dobruna, udhëheqës i zyres së APIK-ut në Vjenë.


Pas përfundimit të prezantimeve dhe diskutimeve në konferencë, përfaqësuesit e Institucioneve të Kosovës kanë pasur një numër të madh takimesh direkte me investitorë potencial ku janë diskutuar mundësi konkrete për investime e bashkëpunim ekonomik.

 

Burimi: telegrafi.com/ 25.02.2010


< Kthehu Pas
 
 
 


E mirėpresin embargon

Vendimi i Qeverisė pėr aplikimin e masave reciproke ndaj produkteve tė