Kryeministri Berisha priti dje në një takim presidentin e kompanisë prestigjioze spanjolle në fushën e energjisë, "Iberdrola", i shoqëruar nga ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Manuel Montobio.
Kompania "Iberdrola" është e katërta për nga madhësia në botë, e para në fushën e energjisë së rinovueshme dhe të erës, e pranishme në shumë vende të botës.
Gjatë takimit, presidenti i kompanisë "Iberdrola" i shprehu kryeministrit Berisha konsideratat e larta për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm, si dhe shprehu bindjen dhe gatishmërinë e tij për të qenë prezent në Shqipëri e përmes saj edhe në Ballkan në vijim, nëpërmjet projekteve serioze.
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha falënderoi kompaninë për prezencën e saj në Shqipëri, ndër të tjera edhe me projektin e rëndësishëm për rrjetin elektrik të qytetit të Fierit dhe e ftoi për bashkëpunim në të ardhmen në fusha të tjera në sektorin e energjisë.
Kryeministri Berisha e njohu presidentin e kompanisë "Iberdrola" me mundësitë e shumta që ofron Shqipëria në lëmin e partneriteteve publike private, në marrëveshjet koncensionare për 440 hidrocentrale të vogla, në platformat për prodhimin e energjisë nga era dhe masat organike, apo në kaskadat e Vjosës, duke qenë kështu një vend tepër atraktiv për investimet e huaja.
Burimi:telegrafi.com/26.02.2010
Bordi i Drejtorėve tė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit (AKP), gjatė mbledhjes
Rr. Nėna Terezė nr.20 - 10000, Prishtinė, Republika e Kosovės - Copyright © 2009 oek-kcc.org - All rights reserved


