Pesė kandidatė nė raundin e parė

artikuj

Në raundin e parë të konkursit për drejtor të Aeroportit, Bordi ka kualifikuar pesë kandidatë. Në krye të tyre është drejtori aktual Agron Mustafa, mandej Isak Krasniqi, Driton Morina, Nuri Bahtijari dhe Abdullah Hoxha

 

Bordi i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ka kualifikuar 5 kandidatë, prej 12 sa kanë qenë në garën për drejtor të kësaj kompanie. Kjo është faza e parë kualifikimit në këtë konkurs.

 

Express e mësoi këtë nga zëdhënësi i ANP-së, Altin Ahmeti. Ai tregoi se Enis Shatri, Agim Dibrani, Nexhat Bala, Atdhe Demaj, Fidan Baftiri dhe Naser Ramadanim janë konsideruar si të pakualifikuar për të vazhduar garën.

 

Enis Shatri për shkak të mungesës së dokumentacionit, Agim Dibrani për shkak të postit politik që ka në Kuvendin Komunal të Prishtinë dhe Nexhat Bala për shkak të mungesës së përvojës së menaxhimit. Ndërsa, në dilemë mbetet kualifikimi i kandidatit Nazmi Halimi, i cili do të jetë si i kualifikuar me kusht.

 

"Isak Krasniqi, Driton Morina, Abdullah Hoxha, Agron Mustafa dhe Nuri Baftjari janë konsideruar si të kualifikuar për të vazhduar në raundin e dytë të intervistës", tha Ahmeti. Shumë shpejt, tha ai, këta kandidatë do të kalojnë në fazën e intervistimit.

 

Drejtori i ri i Aeroportit të Prishtinës pritet të zgjidhet brenda muajit mars. Konkursi për këtë post është anuluar dy herë për shkak të ndërhyrjeve politike.

 

Kryetari i Bordit të ANP-së, Bekim Jashari, ka deklaruar më herët se në këtë konkurs nuk do të ketë ndërhyrje politike. Ai ka siguruar se nëse do të ketë ndërhyrje politike, atëherë ai do të japë dorëheqje.

 


< Kthehu Pas
 
 
 


AKP-ja pėrshpejton shpėrndarjen e 20 pėrqindėshit

Bordi i Drejtorėve tė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit (AKP), gjatė mbledhjes