Çmimi i naftës në tregjet financiare ndërkombëtare do të stabilizohet gjatë këtij viti, duke u luhatur rreth kuotës së 76dollarëve për fuçi.
Konkluzioni është dhënë nga Banka Botërore në raportin mbi parashikimet ekonomike.
Sipas institucionit financiar ndërkombëtar, pritet një stabilizim i kuotimeve të arit të zi. Ndërkohë që edhe produktet e tjera nuk pritet që të rriten më shumë se 3 për qind gjatë këtij viti.
Ndrëkohë që gjatë kësaj jave, çmimi i naftës pësoi rritje në tregjet financiare botërore. Gjatë ditës së djeshme, në bursat europiane ari i zi u kuotua me 79.6 dollarë për fuçi, duke fituar rreth 2 dollarë kundrejt javës së kaluar.
Burimi:telegrafi.com/01.03.2010
Rr. Nėna Terezė nr.20 - 10000, Prishtinė, Republika e Kosovės - Copyright © 2009 oek-kcc.org - All rights reserved


