Kërkesa e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 13 për qind, nuk është miratuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ndersa KEK-u beson se kjo e fundit do ta aprovojë kërkesën për ndryshim të tarifave dhe nga muaji i ardhshëm do t'i shpërndajë faturat me çmime të reja.
"KEK deri më 5 mars 2010 do t'i dërgojë komentet e veta me argumente shtesë për të hyrat e lejuara që kërkohen në vlerë prej 181 milionë eurosh dhe tarifat për mbulimin e tyre", tha zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Viktor Buzhala. Sipas tij, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka bërë vetëm komente në lidhje me aplikimin final tarifor të KEK-ut.
"Kërkesa e KEK-ut shkon në të mirë të konsumatorëve nëpërmjet përmirësimit të mëtutjeshëm të furnizimit dhe investimeve kapitale që ndikojnë në shërbime më kualitative", ka deklaruar zëdhënësi Buzhala.
Burimi: telegrafi.com/ 1 Mars 2010
Bordi i Drejtorėve tė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit (AKP), gjatė mbledhjes
Rr. Nėna Terezė nr.20 - 10000, Prishtinė, Republika e Kosovės - Copyright © 2009 oek-kcc.org - All rights reserved


