Stagnon shkalla e papunėsisė nė Eurozonėn

artikuj

Prishtinë, 2 mars - Shkalla e papunësisë prej 9.9 për qind në eurozonën stagnon tashmë tre muaj me radhë.



Në janar numri i të papunësuarve në eurozonën arrinte 15.7 milionë, që është për 136.000 më shumë se sa në dhjetor të vitit të kaluar dhe 2.2 milionë më shumë se në krahasim me janarin e vitit të kaluar, tregojnë të dhënat preliminare të Eurostat-it.


Nga vendet të cilat janë pjesë e eurozonës, shkallë më të ulët të papunësisë ka Holanda me 4.2 për qind, ndërsa më të madhe ka Spanja, ku pa punë është 18.8 për qind e popullatës.


Në nivel të Bashkimit Evropian shkalla e papunësisë në janar arriti 9.5 për qind, ndërsa më së shumti të papunë ka pasur në Letoni, gjegjësisht 22.9 për qind të popullatës.

 

Burimi:ekonomia-ks.com/02.03.2010


< Kthehu Pas
 
 
 


AKP-ja pėrshpejton shpėrndarjen e 20 pėrqindėshit

Bordi i Drejtorėve tė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit (AKP), gjatė mbledhjes