Sllovenia, 63.5 milionė euro garanci pėr bankat

artikuj

Ljubljanë, 2 mars - Ministria e Financave të Sllovenisë bëri të ditur se ka dhënë në garanci për bankat 63.5 milionë euro, ose 86 milionë dollarë, për 7 banka që operojnë në treg.

 

Sllovenia është vend anëtar i Eurozonës dhe garancia jepet për kreditë që kanë dhënë bankat në këtë periudhë të krizës së likuiditeteve.

 

Ndërkohë vetë garancia për bankat është pjesë e planit qeveritar prej 1,2 miliardë euro për të rritur likuiditetin në vend.

 

Vlera totale e garancive do të shkojë në 100 milion euro dhe synimi i qeverisë është që 65% e kësaj shume të shkojë për kompanitë vendase.


Ministria e financave sllovene deklaroi se nga garancitë përfituan njësitë vendase të bankës italiane Intesa Sanpaolo dhe ajo e austrisë Sparkasse.

 

Deri më tani qeveria sllovene ka dhënë një total prej 655.5 milionë euro garanci, por instituti qeveritar slloven për studimet makroekonomike ka deklaruar se pavarësisht kësaj shume tregu i kreditimit nuk ka treguar shenja të përmirësimit.

Burimi:ekonomia-ks.com/02.03.2010


< Kthehu Pas
 
 
 


E mirėpresin embargon

Vendimi i Qeverisė pėr aplikimin e masave reciproke ndaj produkteve tė