Nė Kosovė gjatė janarit ngriten ēmimet e mallrave tė konsumit

artikuj

Prishtinë, 1 mars - Indeksi i çmimeve të konsumit në Kosovë gjatë muajit janar 2010 ka shënuar një rritje prej 0,5 për qind krahasuar me muajin dhjetor të vitit të kaluar, bëjnë të ditur zyrtarë të Entit Statistikor të Kosovës.

 

Indeksi i çmimeve ka shënuar ngritje të vogël edhe në krahasim me muajin janar të vitit 2009, ka njoftuar drejtori i Departamentit të politikave ekonomike në Entin Statistikor të Kosovës, Ilir Berisha, pas publikimit të fundit të indeksit të çmimeve të konsumit.

 

Indeksi i çmimeve të konsumit ka shënuar ngritje gjatë janarit të këtij viti për 0,6 për qind krahasuar me janarin e vitit 2009, sqaron Berisha.

 

Është ngritur çmimi i rrymës, gazit dhe lëndëve të tjera djegëse për 8,4 për qind, përdorimi i pajisjeve për transport personal 11,5 për qind, pastaj çmimi i perimeve është shtrenjtuar mbi 8 për qind, sheqerit, mjaltës dhe ëmbëlsirave 19 për qind, pastaj çmimi i shërbimeve komunale për 11 për qind.

 


"Gjatë këtij muaji ka pasur edhe rënie të çmimeve të disa artikujve", thekson Berisha.


Sipas ecurisë vjetore të çmimeve, gjatë vitit 2009 në Kosovë është shënuar një deflacion, apo rënie e përgjithshme e çmimeve prej rreth 2,4 për qind.

 

Kjo sipas ekspertëve është vlerësuar se ka ndodhur për shkak të krizës ekonomike botërore dhe rënies së dërgesave të mërgimtarëve tanë.

 

Enti Statistikor i Kosovës publikon Indeksin e çmimeve të konsumit në baza mujore, ndërsa të dhënat i mbledh në dhjetë qendra të vendit.

 

Burimi:kohaditore.com/01.03.2010


< Kthehu Pas
 
 
 


E mirėpresin embargon

Vendimi i Qeverisė pėr aplikimin e masave reciproke ndaj produkteve tė