Bursat aziatike mbyllen pozitive

artikuj

Aksionet aziatike shënuan rritje për sesionin e tretë radhazi dhe interpretimin më të mirë e dha sektori i teknologjisë së lartë.


Ndërkohë dollari australian ra pas vendimit të bankës qendrore të vendit për të rritur normën bazë të interesit.

 

Monedha e Bashkimit Evropian vijoi të jetë nën presion, pasi lojtarët në tregun monetar nuk janë të bindur për një zgjidhje të krizës greke, pa parë më parë paketën e ndihmës.

 

Indeksi MSCI për Azi-Paqësorit pa Japoninë u rrit 0.6 përqind, ndërkohë që sektori i teknologjisë së informacionit u rrit 1.5 përqind.

 

Në Japoni treguesi Nikkei u rrit 0.49 përqind dhe treguesi më i gjerë Topix u rrit 0.42 përqind.
Në Korenë e jugut, raporti pozitiv nga kompania SanDisk e rriti treguesin Kospi 1.29 përqind.

 

Indeksi SSEC i Shangait ra 0.62 përqind, ndërsa indeksi Hang Seng i Hong Kongut ra 0.83 përqind. Në Australi indeksi ASX u rrit 0.33 përqind.

Burimi:telegrafi.com/03.03.2010


< Kthehu Pas
 
 
 


E mirėpresin embargon

Vendimi i Qeverisė pėr aplikimin e masave reciproke ndaj produkteve tė