Gjermanėt blejnė “Telekomin” serb?

Beograd, 4 mars - Paketa shtetërore e aksioneve të "Telekom Srbija" do të shitet në tender në tetor të këtij viti, me çmimin fillestar prej 1 miliard euro, shkruan javorja beogradase "Nin".


Kjo gazetë pohon se kreu shtetëror serb ka marrë këtë vendim pas bisedave me blerësin më serioz "Deutsche telekom". Firma gjermane tashmë thuhet se zotëron rreth 20 për qind të aksioneve të Telekomit serb, nëpërmjet firmës greke "Ote", e cila është aksionare private e ndërmarrjes serbe.


Marrëveshja parimore për shitje me anë të tenderit në vjeshtë është vërtetuar javën e kaluar, me rastin e vizitës së presidentit Tadiq në Berlin. Ndonëse nuk ka konfirmime, më së shumti përmendet shitja e 31 për qind të pakos së aksioneve shtetërore të operatorit serb me çmimin fillestar prej një miliard eurosh.


Me 20 për qind të aksioneve që i zotëron në "Telekom Srbija" nëpërmjet firmës greke "Ote", dhe me këto 31 për qind të aksioneve nga pakoja shtetërore, "Deutsche telekom" do të bëhej pronar i shumicës së aksioneve (51 për qind) në kompaninë serbe, shkruan javorja Nin.

 

Burimi: kohaditore.com/ 5 Mars 2010

 

 


< Kthehu Pas
 
 
 


E mirėpresin embargon

Vendimi i Qeverisė pėr aplikimin e masave reciproke ndaj produkteve tė