Instituti i Vjenės: Viti 2010 i vėshtirė pėr Ballkanin

artikuj

Vjenë, 8 mars - Kur bota konsiderohet tashmë zyrtarisht e dalë nga kriza me e ashper ekonomike që nga Lufta II Botërore, ekonomia shqiptare mund të mos ta këtë kaluar pjesën me të veshtirë të saj.


Instituti i Vjenës për studime ekonomike ndërkombëtare, një organizem i specializuar në analizat ekonomike, parashikon së viti 2010 do të jetë për ekonominë shqiptare më i vështirë se ai që lamë pas.


Në një raport të publikuar vetëm dy ditë më parë, i hartuar mbi të dhënat e dy muajve të parë të vitit, Instituti i Vjenës parashikon së gjatë këtij viti ekonomia shqiptare do të këtë një rritje minimale, prej vetëm 1 për qind.


Raporti thotë së viti 2010 do të sjellë në Shqipëri edhe rritje të papunësisë, e cila sipas projeksioneve do të arrijë në rreth 15 për qind, një shifer kjo e artikuluar me parë, jozyrtarisht edhe nga ekspertë të Bankës Botërore.


Sipas raportit, 2010-a, nuk do të jetë një vit i vështirë vetëm për ekonominë shqiptare, pasi situata ekonomike pritet të jetë e zymtë në të gjithë rajonin.


Për Bosnjen, Malin e Zi dhe Kroacinë parashikohet që rritja ekonomike në 2010 të jetë serish negative në shifren -1 për qind, ndërsa Maqedonia pritet që ketë vit të jetë në stanjacion, një situate me rritje ekonomike 0.


Sipas institucioneve ndërkombëtare, vitin e kaluar Shqipëria ishte vendi me rritjen ekonomike me të lartë në Europe, e cila përllogaritet në 3 deri në 4 për qind.


Por në gjysmen e dytë të vitit dhe dy muajt e parë të 2010-es, një serë treguesish zyrtare, dëshmojnë së ekonomia ka hyrë në një fazë të fortë ngadalesimi, e cila po reflektohet me renie të ndjeshme të konsumit, rrudhjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit dhe tkurrje të fortë të investimeve private dhe publike.

 

Burimi:ekonomia-ks.com/ 8 Mars 2010


< Kthehu Pas
 
 
 


AKP-ja pėrshpejton shpėrndarjen e 20 pėrqindėshit

Bordi i Drejtorėve tė Agjencisė Kosovare tė Privatizimit (AKP), gjatė mbledhjes