Në një intervistë për shtyp, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë që, çelësi i suksesit të Odës Ekonomike të Kosovës është partneriteti dhe komunikimi."Besoj që jemi në rrugë të mbarë që të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet biznesi t'i adresojmë.
Ne kemi një partneritet të mirëfilltë, i cili ka vetëm një qëllim, shtyrjen përpara të proceseve dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Komuniteti i biznesit është ankuar me një Udhëzim Administrativ nga MTPT-ja për ndalimin e qarkullimit të kamionëve me peshë të madhe dhe përmes një bashkëpunimi të ngushtë me Ministrinë e Transportit kemi arrit që këtë problem ta minimizojmë, apo ta eliminojmë",ka thënë Safet Gërxhaliu. Ndërsa sa i përket arkave fiskale ai tha që OEK-u ka pasur dhe ka një qasje positive.
"E kemi argumentuar këtë proces në aspektin ekonomik dhe politik dhe OEK-u ka qenë gjithmonë kundër monopoleve dhe së shpejti do të debatohet drejtpërdrejt me ministrin Shala që të gjendet një zgjidhje që do të ndikojë në uljen e çmimit të arkave fiskale. Krejt kjo dëshmon se OEK-u e përkrah procesin e jo firmat e caktuara apo monopolin", tha Gërxhaliu.
Prioriteti i z.Gërxhaliut në Odën Ekonomike të Kosovës është mbrojtja e interesave të biznesit në promovimin e vlerave të Kosovës si parakusht i promovimit të investimeve të Kosovës, në përkrahjen e NVM, investimet në sistemin e edukimit apo në trajnime profesionale dhe një agnazhim bazik në fillimin e implementimit të marrëveshjës CEFTA, e cila është një marrëveshje shumë e rëndësishme.
Kurse në anën tjetër në lidhje me zgjidhjen e çështjes së CEFTA-s, Gërxhalit tha se ne jemi pjesë e forumit CEFTA 2006, ku bëjnë pjesë odat ekonomike të vendeve anëtare, dhe aty jo vetëm që jemi një zë aktiv por në momente të caktuara jemi ata që dominojmë. Një vazhdimësi të tillë do ta kemi edhe në të ardhmen dhe besoj që përmes lobimit dhe angazhimit tonë në këtë forum do të jemi ata që do ta lehtësojmë rrugën e institucioneve drejt implementimit të marrëveshjës CEFTA.
"Mosrespekti i marrëveshjës së CEFTA-s, Kosovën e bën një vend të varur nga importi dhe ky është mjerimi më i madh që mund t'i ndodh një vendi në një ekonomi transitive. Ai që e paguan çmimin më të lartë të mosrespektimit të kësaj marrëveshje është sektori prodhues, i cili në këtë trend nuk ka perspektivë," tha Gërxhaliu.
Në anën tjetër ai ceku se Oda eEkonomike e Kosovës do ta bëjë të pamundurun të jemi sa më atraktiv për investitorë të huaj dhe të kemi investime sa më të shumta nga jashtë.
Me vetë faktin që nuk jemi duke jetuar në një ambient të volitshëm ekonomik, fakti që raportet nga institucionet ndërkombëtare siç ësht BB-ja, Kosovën e rangojnë si disfavor për investimet e huaja edhe fakti që Kosova është duke u ballafaqur me një imazh shumë të dëmtuar në skenën evropiane na bën që të kemi një angazhim më të madh.
Oda Ekonomike e Kosovës e përkrah privatizimin e ndërmarrjeve i cili krijon mirëqenie dhe stabilitet dhe jo një privatizim i cili do të ndikojë në aspekt negative për proceset zhvillimore të një shoqërie.