PRISHTINË, 2. Shtator 2010. - Ministri i Administrimit te Pushtetit Lokal, Sadri Ferati ka vizituar OEK-un dhe gjate takimit me kryetarin, Safet Gërxhaliu ka theksuar rendësinë e angazhimit te pushtetit lokal ne krijimin e kushteve për zhvillimin e biznesit.
Kryetari i Odes, Safet Gërxhaliu tha se me ministrin Ferati është bisedua për ne rend te pare për mundësitë e bashkëpunimit.
"Kemi bisedua për mundësinë e shfrytëzimit te Odave Rajonale si bërthamë për te promovuar hapat e pare te decentralizimit ekonomike i cili është një parakusht për decentralizim politike dhe i një rëndësie te veçante, si për përkrahjen e bizneseve ekzistuese ne Kosovë qofte për te promovuar atraktivitetin për investime dhe investitor te huaj . Një forme e bashkëpunimit te cilën pretendojmë ta kemi ne te ardhmen ne ngritjen e kapaciteteve ne nivel te komunave përmes trajnimeve profesional.
Ministri Ferati theksoi se komunat janë organet kompetente për zhvillim ekonomik lokal.
" Ne jemi ne fazën e krijimit te një koncepti akoma me te qarte qe te diskutojmë qe nga vet ligjet momentale çka duhet dhe ku duhet te ndërhyhet ne mënyrë qe te krijohet parakusht me i mire ne mënyrë qe komuna ta luaj rolin e vet qe e ka për zhvillim ekonomik lokal dhe te krijoj parakushte me te mira ngase siç dihet tani ne ekonominë e tregut ne ekonomin e lire pikërisht ndërmarrësia ose biznesi është ajo qe gjeneron dhe mundëson një zhvillim ekonomik prandaj ne do te provojmë qe te marrim edhe përvojat me te mira dhe ekspertizat me te mira siç tha kryetari dhe bashke me OEK ne nivel qendror dhe me gjithë afaristet ne nivel lokal do te mundohemi qe ta krijojmë modelin me te mire ne mënyrë qe ti përshtatim edhe nevojave me te mira por edhe specifikave te secilit lokalitet", tha ministri Ferati.
Ai tha se Ishte bisede e frytshme ne te cilën janë marre vesh për krijimin e fokus grupe ose grupe te profesionisteve te cilët do te bëjnë analiza paraprake ne mënyrë qe pastaj se bashku me komunat te vazhdohet ne zhvillimin e këtij koncepti, pasi që sipas tij zhvillimi ekonomik është prioritet i shoqërisë kosovare, i komunave dhe qytetarëve.
Rr. Nėna Terezė nr.20 - 10000, Prishtinė, Republika e Kosovės - Copyright © 2009 oek-kcc.org - All rights reserved


