Prishtinë, 2 Shtator 2010- Në lokalet e Odes Ekonomike te Kosovës u mbajt mbledhja konstituive e Shoqatës se Kafe-Bar Restoranteve te Prishtinës, ne te cilen jane zgjedhur kryetari dhe dy nënkryetarët e Shoqatës dhe grupi punues profesional.
Kryetare e shoqatës u zgjodh Leonora Henci, nënkryetar Nderim Breznica dhe Lauras Meha .
Detyre e shoqatës është mbrojta e interesave te anëtarëve te saj
Kjo shoqate shqyrton çështje qe kane te bëjnë me avancimin e punës dhe zgjidhjen e problemeve aktuale ne veprimtari, inicon dhe përcakton plane dhe programe për zhvillimin e veprimtarisë, miraton konkluzione dhe propozon masa ne interes te veprimtarisë,duke i pasur parasysh interesat e ekonomisë ne tërësi.
Shoqata paraqet iniciative për nxjerrjen e ligjeve dhe akteve te tjera dhe i shqyrton ato jep mendime dhe propozime lidhur me çështje qe janë ne interes te anëtareve te OEK-ut , te veprimtarisë gjegjëse dhe te ekonomisë ne tërësi.
Rr. Nėna Terezė nr.20 - 10000, Prishtinė, Republika e Kosovės - Copyright © 2009 oek-kcc.org - All rights reserved


