Gėrxhaliu vizitoi fabrikėn LLAMKOS GalvaSteel nė Vushtrri

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Safet Gërxhaliu së bashku me disa anëtarë të Këshillit Drejtues të Odës Ekonomike të Kosovës dhe kryetarë të shoqatave aktive pranë OEK-ut vizituan fabrikën LLAMKOS GalvaSteel në Vushtrri ku u takuan me stafin menaxhues të kësaj ndërmarrjeje të posaprivatizuar e cila me sukses ka filluar prodhimin dhe depërtimin në treg.


Gërxhaliu u informua nga menaxheri z. Adrian Holmes lidhur me aktualitetin e kësaj kompanie si dhe me sfidat me të cilat ballafaqohet menaxhmentit i LLAMKOS GalvaSteel në Vushtrri.


Numri i të punësuarve në këtë ndërmarrje ka arritur në 350 dhe pritet që së shpejti të arrihet numri i të punësuarve në 450, që është një kontribut edhe ekonomik po ashtu edhe social për komunën e Vushtrrisë dhe më gjerë.


Prodhimi ka filluar me një dinamikë mjaftë të mirë ku dominon kualiteti dhe arritja e standardeve ndërkombëtare sepse destinacion i plasimit të këtyre produkteve janë tregjet jo vetëm rajonale, por edhe ato evropiane dhe më gjerë, dhe për të arritur këtë qëllim kualiteti është parakushti esencial.


Po ashtu z. Holmes ishte i kënaqur me stafin e gjetur në LLAMKOS si dhe e quan "unike" formën se si pranohen dhe respektohet investitorët e huaj në Kosovë dhe njëherit shprehi falënderim për këta punëtorë për angazhimin e tyre për ruajtjen e aseteve dhe pajisjeve në këtë fabrikë që në vendet e tranzicionit nuk është dukuri e shpeshtë.


Po ashtu e informoi të parin e OEK-ut për kushtet e punës të cilat e posedojnë punëtorët e punësuar në këtë ndërmarrje si dhe për aspektin ekologjik qe ia kushtojnë ata.


z. Gërxhaliu falënderoi z. Holmes dhe z. Arten Bajrushi për këtë pritje dhe këto informata dhe i inkurajoi ata që të vazhdojnë me këtë tempo sepse pronarët e LLAMKOS GalvaSteel janë përfaqësues të një kompanie reputative dhe suksesi në Kosovë do të ketë efekt të dyfishuar pozitiv. Në rend të parë do të krijohen vende të reja të punës dhe do të ndikohet pozitivisht në aspektin social, po ashtu prodhimet kualitative janë të destinuara për tregjet e huaja dhe në këtë mënyrë do të ndikohet në përmirësim të bilancit të pagesave të Kosovës, dhe njëherit përmes këtij suksesi do të promovohet një qasje pozitive e të bërit biznes në Kosovë dhe do t'i inkurajonte investitorët e huaj për të investuar në Kosovë pasi kompania në fjalë ka reputacion dhe imazh pozitiv ndërkombëtar.


Gërxhaliu i ofroi partneritet të vërtetë Menaxhmentit të kompanisë LLAMKOS GalvaSteel në rend të parë përmes një partneriteti me shoqatat aktuale ekzistuese në Kosovë të cilat mund të jenë edhe shfrytëzues të produkteve të kompanisë në fjalë si dhe nga vetë fakti OEK-u ka partneritet me më se 44 oda nga rajoni dhe më gjerë po ashtu do të shfrytëzohet edhe kjo mundësi për t'i promovuar vlerat e kësaj kompanie dhe Kosovës në përgjithësi.


"Shfrytëzimi i kapaciteteve ekzistuese në këtë kompani do të jetë storie e suksesit e cila do të kishte kontribut shume të madh pozitiv për ardhmërinë e Kosovës dhe lirisht mund të thuhet se profesionalizmi, serioziteti dhe vizioni i Menaxhmentit të LLAMKOS GalvaSteel janë garancë që së shpejti kjo kompani do të hyjë në mes storieve të suksesshme të procesit të privatizimit në Kosovë në theks të veçantë në përmirësimin e imazhit të vendit" tha Gërxhaliu.

 


< Kthehu Pas
 
 
 


E mirėpresin embargon

Vendimi i Qeverisė pėr aplikimin e masave reciproke ndaj produkteve tė