OEK dhe Komuna e Prishtinės thellojnė bashkėpunimin

Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa dhe kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës ( OEK), Safet Gërxhaliu, të mërkurën u pajtuan që bashkërisht të punojnë më shumë për rritjen e bashkëpunimit në mes te të dy palëve si dhe theksuan nevojën që investitorët, ndërtuesit, afaristët e ndryshëm që afarojnë në Prishtinë, të jenë më vigjilentë, më të kujdesshëm në respektimin e obligimeve që dalin nga normativat ligjore si dhe të kryejnë obligimet e tyre financiare që kanë ndaj komunës, në mënyrë që komuna të mund t`u dal krah për realizimin e kërkesave të tyre.

 

Ky dakordim në mes të dy kryetarëve të dy institucioneve erdhi pas një takimi të përbashkët që patën të mërkurën në kabinetin e kryetarit, ku përveç kryetarit të OEK-ut, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme të biznesit përfshirë këtu edhe përfaqësuesit e Shoqatës se ndërtuesve.


Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu theksoi se institucioni të cilin ai e drejton do të ngrit zërin rreth centralizmit të pushtetit, sidomos në fushën e ekonomisë që po ndodhë tash, duke i zhveshur komunat, sidomos komunën e Prishtinës, nga një mori kompetencash, të cilat më me përgjegjësi dhe kompetencë do t`I zbatonte komuna sesa niveli qendror, për shkak se qeverisja lokale gjithmonë është më pranë kërkesave të qytetarëve.

 


< Kthehu Pas
 
 
 


E mirėpresin embargon

Vendimi i Qeverisė pėr aplikimin e masave reciproke ndaj produkteve tė