Vazhdon bashkėpunimi i ngushtė midis Odės Amerikane dhe Odės Ekonomike tė Kosovės

Prishtinë, 26 janar 2012 - Me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit të mirë ndërmjet të dy asociacioneve më të mëdha të biznesit në vend, drejtori i sapoemëruar i Odës Ekonomike Amerikane, z. Visar Bajra, priti të enjten kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) z. Safet Gërxhaliun.


Gjatë këtij takimi në të cilin ishte i pranishëm edhe drejtori i mëparshëm i Odës Amerikane, z. Lekë Musa, drejtuesit e të dyja odave u dakorduan rreth nevojës për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë, me qëllim të forcimit të partneritetit i cili do të mundësonte rimëkëmbjen dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik.


Me këtë rast z. Bajra shprehu gatishmërinë personale dhe institucionale për bashkëpunim me OEK, ndërsa z. Gërxhaliu pasi uroi z. Bajra për pozitën e drejtorit ekzekutiv të Odës Amerikane, theksoi se takimi i sotëm është dëshmi se të dyja shoqatat janë të vendosura për thellim të bashkëpunimit dhe të vepruarit me një zë, si mënyra e vetme për arritjen e qëllimeve të komunitetit të biznesit.


Z. Musa theksoi se vlera më e çmueshme e këtij partneriteti është zëri i përbashkët, duke shprehur bindjen e tij se bashkëpunimi i mëparshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen.


Më tej, z. Bajra dhe z. Gërxhaliu diskutuan për planet dhe projektet e përbashkëta për përmirësim të dialogut publiko-privat dhe fuqizim të kapaciteteve avokuese, si dhe adresim të përbashkët të sfidave që e presin komunitetin e biznesit.

 


< Kthehu Pas
 
 
 


E mirėpresin embargon

Vendimi i Qeverisė pėr aplikimin e masave reciproke ndaj produkteve tė