RSM Company posedon kapacitete te pashfrytezuara

Kryetari i Odes Ekonomike te Kosovës z. Safet Gerxhaliu me bashkëpunetor vizitoi kompaninë RSM, e cila mirret me rruge, sinjalistike dhe mirembajtje.


Një fabrikë e tillë vertet është një potencial i pashfrytezuar kur kihet parasysh investimet e bëra në paisjet me inovative për prodhimin e sinjalistikës me standard me modern dhe me kualitet të certifikuar në nivel evropian.


Pronari i kompanise ne fjalë z. Agim Kola e shprehu pasionin e vet për këtë lëmi dhe gatishmerinë e tij që edhe në të ardhmen të jetë i gatshëm për investime të metutjeshme me të vetmin qëllim , që investimet në infrastrukturen e Kosovës t`a kene një mirëmbajtje dhe sinjalistike siç e kerkojnë standardet ndërkombetare.


z. Kola tha se deri më tani ka të punësuar afer njeqind vetë dhe ka kryer investime prej nje million e gjysem euro.Posedon teknologji mjaftë të sofistikuar dhe prodhimet e tij janë mjaft të kërkuara qoftë në Kosovë, rajon dhe më gjërë.Prodhimet e kompanis RSM janë të shfrytëzuara edhe në Auto - rrugën e Kombit qoft në Shqipëri e poashtu edhe në Kosovë si deshmi e kualiteti të lart dhe shfrytezimi të lëndes së parë më të shtrent dhe më cilesore.


Por në filozofin e z.Kola është dominant një proverb gjerman i cili thotë se: "ke ndertuar rrugë aq sa edhe i mirëmbanë", prandaj një qasje të veqantë z.Kola ia kushtion edhe mirëmbajtejes së rrugëve dhe për ketë ka investuar në teknologji mjaft moderne sidomos për sezonin e dimerit. Ai mendon se duhet të ketë prioritet prodhimi vendor e jo të shikohen vetëm perfitimet materjale nga tenderët qe u ipen kopanive që nuk kanë as kapacitete prodhuese e as kualitet dhe në të shumten e rasteve ndoshta kompanit e tilla i shfrytezojn po këto prodhime të Kompanis RSM ose të njejtat i importojnë nga Serbia dhe Maqedonija që është jo fer per prodhuesit vendor pasi që keto shtete i mbrojnë shumë prodhimet e veta.


Gërxhaliu u shpreh mjaft i kënaqur me kë vizitë dhe theksoi se sa më tepër që po i viziton kompanit vendore po bindet në një dinamik mjaftë të madhe të sektorit privat me inovacione dhe ide mjaft futurologjike,investime të qëlluara, stadandardizim të prodhimit që mund të jetë konkurent kudo dhe kontribut inkurajues në buxhetin e Kosovës dhe krijimin e vendeve të reja të punes.Po ashtu ishte i befasuar me teknologjinë e avansuar që posedon kompania në fjalë por edhe i shqetësuar per ambientin e pavolitshëm biznesor për prodhuesit vendor dhe theksoi se duhet bërë qmos që procedurat tenderuese në Kosovë të jenë në favor dhe funksion të zhvillimit vendor e jo të stimulohet punsimi dhe rritja e prodhimit në vendet e rajonit e me gjërë në kurriz të taksapaguesve vendor.


Gërxhaliu theksoi se një investim dhe nje teknologji qfarë është bërë ne RSM Compani është mëkat ekonomik për Kosovën dhe të mos jetë i shfrytezuar sidomos tani kur infrastruktura në Kosovë ka marrë kahjen e vetë zhvillimore dhe nevoja per këto produkte është në rritje e sipër.


< Kthehu Pas
 
 
 


E mirėpresin embargon

Vendimi i Qeverisė pėr aplikimin e masave reciproke ndaj produkteve tė