Ministri Hamza shembull pėr partneritet me sektorin privat

artikuj

Një grup biznesmenësh dhe përfaqësues të shoqatave në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari i OEK-ut, z. Safet Gërxhaliu u pritën nga Ministri i Financave, z. Bedri Hamza për të debatuar rreth çështjeve ekonomike aktuale në Kosovë, avancimin e bashkëpunimin e partneritetit publiko-privat e në theks të veçantë rreth përkrahjes së sektorit privat në Kosovë duke pasur në fokus sektorin prodhues.


Së pari kryetari Gërxhaliu falënderoi ministrin Hamza për gatishmërinë e tij për të debatuar dhe për të qenë një partner i denjë i sektorit privat në Kosovë, për të dëgjuar brengat e tyre dhe gjithmonë i gatshëm për të dalur me propozime konkrete që në aspekt pozitiv i befason edhe vetë biznesmenët vendorë.


Gërxhaliu i parashtroi disa tema mjaft aktuale që kanë të bëjnë me pakon fiskale, akcizën në prodhuesit dhe përpunuesit e ujit, në kuotat e paraqitura nga Komisioni Evropian për disa prodhime vendore e në veçanti për të eksportuar verën kosovare si dhe biseda rreth eliminimit të doganës në import të produkteve të prodhuara në vendet anëtare të Unionit Evropian me çka do të përfitonte konsumatori vendor dhe jo të jemi të orientuar për import vetëm nga vendet jashtë UE-së.


Pas dëgjimit të këtyre temave u debatua dhe u argumentua edhe nga biznesmenë të cilët vijnë nga kjo sferë se është koha kur duhet të përkrahet sektori prodhues në Kosovë dhe në fund nuk kërkojnë asgjë më tepër se çfarë politika fiskale kanë vendet e tjera në rajon dhe me gjerë.


Ministri Hamza i dëgjoi me vëmendje këto argumente dhe premtoi se do të bëjë çmos në eliminimin e këtyre sfidave dhe se e kupton realitetin ekonomik në Kosovë sepse edhe në aspektin teorik por edhe atë praktik vjenë nga ky sektor dhe thotë se e ndjenjë obligim moral që ky sektor të jetë i mbështetur edhe nga ana e tij por edhe nga Qeveria aktuale.


z. Hamza u zotua se do të debatojë edhe me ministra tjerë të kabinetit qeveritar, bartës të dikastereve të ekonomisë, që bashkërisht të jenë të koordinuar dhe në veçanti të gjejë një zgjidhje adekuate për prodhuesit dhe përpunuesit e ujit, në rend të parë që këta prodhues të futen në sistem evidentues dhe tarifa prej 0,009 të ulet në nivel të rajonit sepse një tarifë e tillë është më tepër barrë se sa mundësi.


Edhe sa i përket kuotave për eksportin e produkteve kosovare në tregun e UE-së do të nxisë dialog me të gjithë akterët relevant vendor e ndërkombëtar sepse preferencat tregtare me UE nuk mund ta kenë efektin e vetë pozitiv për zhvillim të Kosovës në qoftë se paraqiten limite kuantitative.


Sa më afër që të jemi marrëveshjes për Asociim dhe Stabilizim me UE duhet të mendohet edhe eliminimi i doganës për importe nga UE dhe me siguri në këtë drejtim do të punohet në të ardhmen.


Sa i përket pakos fiskale, ministri Hamza u zotua se do të përdor autoritetin e vet në vizitën e fundit që do ta ketë nga përfaqësuesit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe t'i harmonizojë qëllimet e veta se një pako e tillë fiskale shkon në favor të zhvillimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë zhvillimore.


Gërxhaliu edhe një herë falënderoi z. Hamza për mirëkuptim dhe gatishmëri për bashkëpunim dhe ofroi gatishmëri për vazhdimësi permanente të dialogimit publiko-privat dhe se sektori privat ne theks të vecantë ai prodhues ende nuk ka shuar shpresën se në pjesën e parë të vitit 2012 do të kemi rezultate konkrete për fillimin e zbatimit të pakos fiskale ne veçanti sa i përket importit të pajisjeve, importit të lëndës së parë, ambalazhit dhe paketimit, teknologjisë informative dhe komunikuese, etj, premtime këto që datojnë nga viti i kaluar.

 


< Kthehu Pas
 
 
 


E mirėpresin embargon

Vendimi i Qeverisė pėr aplikimin e masave reciproke ndaj produkteve tė