Oda Ekonomike e Kosoves

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

19 September, 2024

Me datë 19.09.2024, në lokalet e OEK-ut është mbajtur mbledhja e Shoqatës së Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës - SHDPFMK

Me datë 19.09.2024, në lokalet e OEK-ut është mbajtur mbledhja e Shoqatës së Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës – SHDPFMK, e cila është pjesë e Departamentit për Farmaci në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës.
Gjatë takimit u diskutuan çështjet aktuale lidhur me deklarimin e çmimeve me shumicë dhe pakicë të produkteve medicinale, vendime të lëshuara së fundmi nga Ministria e Shëndetësisë.
Temat e diskutimit në këtë takim përfshinë:
1. Vendimi dhe lista e çmimeve të publikuara për produktet medicinale nga Ministria e Shëndetësisë më datë 06.09.2024.
2. Impakti dhe rreziku potencial për sektorin farmaceutik.
3. Veprimet dhe gjetja e një zgjidhjeje.
Përcaktimi i marzhës së fitimit, problem i madh në ushtrimin e veprimtarisë biznesore në sektorin e farmacisë
Pikat kryesore të diskutimit përfshinë shqetësimet për kostot operative, kornizën ligjore për deklarimin e çmimeve dhe hapat që do të ndërmerren për adresimin e këtyre çështjeve përmes procedurave administrative dhe ligjore.
Oda Ekonomike e Kosovës do të angazhohet për të ndikuar në largimin e këtyre barrierave, me qëllim që bizneset të mos pësojnë humbje dhe të sigurohet qëndrueshmëria e tyre në treg. Palët janë dakorduar që të vazhdohet me përpjekje të përbashkëta, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, për të gjetur një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme.
Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës ka përkrahur vazhdimisht procesin e nivelizimit të çmimeve të produkteve farmaceutike në territorin e Kosovës, në mënyrë që pacientët të kenë çmime të barabarta kudo që ndodhen. Megjithatë, Kosova mbetet i vetmi shtet në Evropë që nuk ka sigurime shëndetësore funksionale që është një faktor thelbësor për rregullimin e çmimeve të shërbimeve mjekësore dhe farmaceutike.
Lista e çmimeve të produkteve farmaceutike, e publikuar më datë 06.09.2024 nga Ministria e Shëndetësisë, ku në shumicën e rasteve është caktuar një marzhë prej vetëm 7.5% për qarkulluesit farmaceutik, është tejet shqetësuese për anëtarët e Shoqatës, kjo për shkak se:
– Është në kundërshtim me metodologjinë e përcaktimit të çmimeve sipas Ligjit Nr. 08/L-220 për Çmimin e Produkteve Medicinale.
– Nuk garanton ekzistencën e veprimtarisë së qarkulluesve farmaceutikë me shumicë.
– Rrezikon furnizimin me produkte farmaceutike për pacientët në Kosovë, si e drejtë fundamentale e tyre.
– Zvogëlon numrin e barnave të regjistruara dhe do të ndikojë në largimin e prodhuesve serioz ndërkombëtar nga tregu i Kosovës, duke konsideruar se Kosova është një nga tregjet farmaceutike më të varfëra në Evropë.
Shoqata deklaroi se në këtë gjendje për shumicën e prodhuesve të produkteve farmaceutike, Kosova është vend pa ndonjë interes ekonomik. Këto masa të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin publik në Kosovë, pasi edhe në ditët e sotme, në portofolin e barnave të regjistruara, mungojnë produkte esenciale shumë te rëndesishme të cilat pacientët janë të obliguar të furnizohen nga tregjet jashtë vendit.
Shoqata e Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës konsideron se lista e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë më datë 06.09.2024, sipas Ligjit Nr. 08/L-220 për Çmimin e Produkteve Medicinale, ku në shumicën e rasteve është caktuar kundërligjshëm një marzhë prej vetëm 7.5% të çmimit doganor (pa përfshirë shpenzimet bazike, si: 1% AKPPM, shpenzimet për banderola, marketing, autorizimet për regjistrim dhe variacionet e produktit në AKPPM, farmakovigjilenca, si dhe në shumicën e rasteve as shpenzimet e transportit), e pa përfshirë shpenzimet operative të qarkulluesve farmaceutikë, do të dëmtojë seriozisht shumicën e anëtarëve duke rrezikuar aktivitetin e tyre ekonomik.
Si përfundim, nëse kjo situatë nuk ndryshon, Shoqata theksoi se do të jenë të detyruar të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e sektorit farmaceutik në Kosovë.

ME SHUME

d
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka nisur vitin mbarë me një takim me anëtarin më të ri të Odës, “Pronatyra Treg”, që konsiderohet njëkohësisht edhe si investitor i huaj shqiptaro-italian.
473322167_1019243806907373_5308090385991852595_n
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, kishte kënaqësinë që në fillim të vitit 2025 të mirëpresë delegacionin studentor nga Universiteti "Yale Jackson School of Global Affairs" në Amerikë.
qarkore
🤝 Në datat 3 dhe 4 dhjetor u organizua një workshop i përbashkët me Odat Ekonomike për Ekonominë Qarkore në kuadër të hashtagut#RECONOMY. Qëllimi i seminarit ishte rishikimi i planit vjetor të veprimit 2024 dhe zhvillimi i planit të veprimit për vitin 2025.
468955890_988470493318038_8677687661909104470_n
Me kënaqësi të veçantë, i dëshirojmë mirëseardhje dhe bashkëpunim të thellë anëtarit më të ri Premium në Odën Ekonomike të Kosovës, kompanisë ‘’Grand Caffe SH.P.K.’’ - përfaqësues zyrtar i brendit të Miscela d’Oro Coffee për Republikën e Kosovës.