Me mbështetjen dhe shoqërimin nga kompania anëtare e Odës Ekonomike të Kosovës, Eurometal, investitori italian Flavio Boccia nga “Flavio Boccia & Partners” realizoi një takim me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ku diskutuan për mundësitë e investimeve dhe zhvillimin e prodhimeve të reja në Kosovë.
Gjatë takimit, Kryetari Rafuna theksoi gatishmërinë e Odës Ekonomike të Kosovës për të ofruar mbështetje të plotë për investitorët italianë, veçanërisht për projekte që synojnë të zgjerohen në sektorët e prodhimit dhe industrisë.
Oda Ekonomike e Kosovës është e përkushtuar të krijojë një mjedis të favorshëm për investimet dhe të mundësojë rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe investitorëve ndërkombëtarë.