Oda Ekonomike e Kosoves

25 November, 2024

MULTIPLY EVENT – Eventi i Dytë në kuadër të projektit CO-HOST. Oda Ekonomike e Kosovës organizoi MULTIPLY EVENT-in e dytë, një iniciativë kyçe për të nxitur mobilitetin në Arsimin dhe Aftësimin Profesional (AAP).

Rreth Projektit:
Projekti synon krijimin e mundësive për mobilitetin në fushën e AAP-së, me fokus të veçantë në sektorin e hotelerisë dhe turizmit. Duke ndërtuar ura mes institucioneve të AAP-së nga vendet e BE-së dhe ato të Ballkanit Perëndimor, në këtë rast Kosovës.

Ne synojmë:
Përmirësimin e aftësive dhe kompetencave të mësuesve, nxënësve dhe menaxherëve të institucioneve të AAP-së.
Promovimin e aktiviteteve të lëvizshmërisë dhe ndarjen e përvojave më të mira.

Qëllimi:
Krijimi i një strategjie të qëndrueshme për lëvizshmërinë e cilësisë në AAP, duke ofruar një platformë për bashkëpunim dhe shkëmbim njohurish për sukses në industri të reja dhe dinamike.
 
Kjo ngjarje informuese dhe frymëzuese ishte një mundësi unike për rrjetëzim dhe diskutim me akterë të rëndësishëm të arsimit dhe industrisë!

ME SHUME

RTKLive
Intervista e Kryetarit Rafuna në RTKlive
konfertenca
Konferenca për shtyp e kryetarit Rafuna me temë: Shtrenjtimi i Energjisë Elektrike sjell krizë në sektorin privat
494761157_1108080878023665_4899158407268236533_n
Vizitë nga Kryetari i OEK, z. Lulzim Rafuna, në Vali Group
495576246_1108074608024292_6480417845894473751_n
Vizitë e veçantë në kompaninë ADLER – model i suksesit vendor!