Oda Ekonomike e Kosovës ju njofton se në datat 29-31 Maj 2024 do të mbahet Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “PRISHTINA 2024”.
Ky panair do të vijë me një gamë të gjerë ekspozuesish vendor, rajonal dhe ndërkombëtar duke synuar mbështetjen dhe zhvillimin e çdo sektori të ekonomisë.
Panairi “PRISHTINA 2024” është një event tradicional ku ndërmarrjet do të kenë mundësinë të promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre, si dhe të njoftohen me mundësitë e zgjerimit, depërtimit dhe rritjes së pjesëmarrjes në tregjet e huaja.
Ftojmë të gjitha ndërmarrjet e interesuara që të marrin pjesë në këtë organizim i cili do të mbahet në “Prishtina Business Center”, në Zonën Industriale në Çagllavicë. Pjesëmarrja juaj do të ju mundësoj të jeni pjesë e manifestimit më të madh ekonomik që organizohet në Kosovë.
Për informata shtesë dhe rezervimin e hapësirës për ekspozim, ju lutem të na kontaktoni përmes e-mail apo numrit kontaktues!
Kontakt: venera.rexha@oek-kcc.org; ylli.dallku@oek-kcc.org;
Kosova Chamber of Commerce announce that the International General Fair “Prishtina 2024” will be held on May 29-31, 2024.
This fair will feature a wide range of local, regional, and international exhibitors, aiming to support and develop every sector of the economy.
This Fair is a traditional event that enables local and international businesses to promote their products and services, as well as to learn about opportunities for expansion, penetration, and increased participation in foreign markets.
We invite all interested businesses to participate in this event, which will be held at the “Prishtina Business Center” in the Industrial Zone in Çagllavica. Your participation will enable you to be part of the largest economic event organized in Kosovo.
For additional information and reservation of exhibition space, please contact us via e-mail or contact number!
Contact: venera.rexha@oek-kcc.org; ylli.dallku@oek-kcc.org;