Oda Ekonomike e Kosoves

18 November, 2024

Oda Ekonomike e Kosovës me ndërmjetësim të Ambasadës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara nënshkruan Marrëveshje të Bashkëpunimit me Odën Ekonomike të Dubait, për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe të biznesit

Oda Ekonomike e Dubait dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të parë mundësi të reja biznesi midis Dubait dhe Kosovës. I nënshkruar nga z. Mohammad Ali Rashed Lootah, Kryetar i Odës Ekonomike të Dubait, dhe z. Lulzim Rafuna, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, kjo Marrëveshje do të hapë rrugën për rritjen e tregtisë, investimeve dhe partneriteteve strategjike.
Kryetari Lulzim Rafuna theksoi: “Ky partneritet me Dubain i ofron bizneseve të Kosovës një derë të rëndësishme drejt tregjeve globale, duke sjellë mundësi rritjeje për të dyja rajonet”.
Ndërsa Kryetari Lootah shtoi: “Bashkëpunimi ynë me Kosovën reflekton përkushtimin e Dubait për të zgjeruar lidhjet me tregjet dinamike në zhvillim sikurse është Kosova”.
Gjithashtu, shprehim mirënjohjen tonë të veçantë për Ambasadorin Xhabir Hamiti, Ambasador i Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, për mbështetjen dhe përkushtimin e tij të çmuar që bëri të mundur realizimin e kësaj Marrëveshe të Bashkëpunimit. Kontributi i tij ka qenë kyç në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në lehtësimin e bashkëpunimit ekonomik.
Kjo Marrëveshje përfshin nisma për të mbështetur hyrjen në treg, organizimin e misioneve tregtare dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen e përbashkët në ngjarjet kryesore të biznesit, duke hapur rrugë të reja për rritje dhe bashkëpunim ekonomik.

ME SHUME

RTKLive
Intervista e Kryetarit Rafuna në RTKlive
konfertenca
Konferenca për shtyp e kryetarit Rafuna me temë: Shtrenjtimi i Energjisë Elektrike sjell krizë në sektorin privat
494761157_1108080878023665_4899158407268236533_n
Vizitë nga Kryetari i OEK, z. Lulzim Rafuna, në Vali Group
495576246_1108074608024292_6480417845894473751_n
Vizitë e veçantë në kompaninë ADLER – model i suksesit vendor!