Oda Ekonomike e Kosoves

March 29, 2024

Oda Ekonomike e Kosovës nënshkruan Kodin e Bizneseve kundër korrupsionit

 
Në përkrahje të luftës kundër korrupsionit dhe për të promovuar një mjedis të drejtë dhe konkurrues, Oda Ekonomike e Kosovës si institucioni më i rëndësishëm i biznesit në vendin tonë, ka nënshkruar Kodin e Bizneseve kundër Korrupsionit, i lansuar nga USAID me mbështetje të Institutit Riinvest dhe KMI-së.
Palët nënshkruese të kësaj marrëveshje do të angazhohen që të mbeshtesin çdo iniciativë që ka për qëllim luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e kushteve të biznesit në Kosovë.
Në një deklaratë të përbashkët, palët e kësaj marrëveshje angazhohen që gjatë çdo aktiviteti biznesor të sillen në përputhje me parimet etike dhe ligjore, duke mbështetur konkurrencën e lirë dhe të drejtë në tregun e Kosovës.
Oda Ekonomike e Kosovës është e gatshme për të bashkëpunuar me të gjitha autoritetet dhe organizatat relevante për të përmirësuar klimën e biznesit në vend dhe për të kontribuar në zhvillimin e një ambienti më të favorshëm për të gjitha kompanitë e sektorit privat në Kosovë.

ME SHUME

RTKLive
Intervista e Kryetarit Rafuna në RTKlive
konfertenca
Konferenca për shtyp e kryetarit Rafuna me temë: Shtrenjtimi i Energjisë Elektrike sjell krizë në sektorin privat
494761157_1108080878023665_4899158407268236533_n
Vizitë nga Kryetari i OEK, z. Lulzim Rafuna, në Vali Group
495576246_1108074608024292_6480417845894473751_n
Vizitë e veçantë në kompaninë ADLER – model i suksesit vendor!