Oda Ekonomike e Kosoves

21 November, 2024

Oda Ekonomike e Kosovës Nënshkruan Marrëveshje të Bashkëpunimit me Oden Ekonomike të Katarit

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Katarit kanë nënshkruar një Marreveshje te Bashkëpunimit në Doha te Katarit, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe të investimeve midis dy vendeve. Marrëveshja u nënshkrua nga z. Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, dhe Shkëlqesia e Tij Rashid Hamad Al-Athbah, Nënkryetar i parë i Odës Ekonomike të Katarit dhe njëri nga biznismenët më me ndikim në Katar.
Katari ka ofruar mbështetje të jashtëzakonshme për Kosovën gjatë kohëve të vështira pas luftës, andaj kjo marrëveshje simbolizon fillimin e një faze të re të bashkëpunimit, duke vënë theksin tek zhvillimi ekonomik dhe prosperiteti i përbashkët në mes te dy vendeve.
,,Gatishmëria dhe interesimi i palës Katariane për bashkëpunim me Kosovën është shumë i lartë. Andaj, është me shumë rëndësi që Kosova të paraqesë ide të mira dhe konkrete investive për bizneset nga Katari,” tha kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, duke theksuar rëndësinë e këtij partneriteti për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve.
Ky bashkëpunim strategjik përfaqëson një mundësi unike për Kosovën për të tërhequr investime cilësore dhe për të krijuar platforma bashkëpunimi që do të sjellin përfitime të ndërsjella dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Kjo marrëveshje është rezultat i ndërmjetësimit dhe përkushtimit të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Katar, Shkëlqesia e Tij z. Fuad Morina. Kontributi i tij ka qenë vendimtar në ndërtimin e kësaj ure bashkëpunimi, duke sjellë mundësi konkrete për bizneset kosovare dhe katariane që të krijojnë një partneritet të qëndrueshëm dhe produktiv.
 
 
 

ME SHUME

RTKLive
Intervista e Kryetarit Rafuna në RTKlive
konfertenca
Konferenca për shtyp e kryetarit Rafuna me temë: Shtrenjtimi i Energjisë Elektrike sjell krizë në sektorin privat
494761157_1108080878023665_4899158407268236533_n
Vizitë nga Kryetari i OEK, z. Lulzim Rafuna, në Vali Group
495576246_1108074608024292_6480417845894473751_n
Vizitë e veçantë në kompaninë ADLER – model i suksesit vendor!