Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes GIZ Kosova, organizon trajnimin “Instruktor në vendin e punës” me datë 24 – 26 nëntor, me ҫ’rast fton të gjitha kompanitë e interesuara të cilat plotësojnë kriteret e poshtëshënuara të aplikojnë. Trajnimi ka për qëllim t’iu ofrojë pjesëmarrësve teknika dhe mjete udhëzuese për të menaxhuar dhe motivuar performancën e një praktikanti/e apo punëtori/e duke përdorur një mori kompetencash, motivim pozitiv dhe vlerësim të vazhdueshëm për diagnostikimin e mangësive të aftësive të kandidatëve, si dhe zbatimin e strategjive të përmirësimit të këtyre aftësive në kohën e duhur.