Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ku u diskutuan çështjet kryesore të ekonomisë së vendit nga perspektiva e biznesit, si dhe mundësitë për tërheqjen e investimeve të huaja dhe atyre nga diaspora.
Në këtë takim, kryetari i OEK z.Rafuna theksoi nevojën për krijimin e një klime më të favorshme për investitorët, përmirësimin e politikave fiskale dhe zhvillimin e sektorit privat.
Po ashtu, u diskutua edhe për rolin e rëndësishëm të diasporës në rritjen ekonomike të Kosovës dhe mundësitë për të lehtësuar investimet e tyre në vend.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të sektorit privat dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike.