Oda Ekonomike e Kosoves

20 November, 2024

Oda Ekonomike e Kosovës vizite ne Ambasaden e Kosovës në Katar – Bashkëpunim për tërheqjen e investimeve nga Katari

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, vizitoi Ambasaden e Kosovës në Katar ku u prit nga Ambasadori z. Fuad Morina.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë që ofron Kosova, qasjen që duhet të ketë dhe interesin që kanë bizneset nga Katari për të investuar. Në diskutim e sipër, pati një pajtueshmëri të dyanshme se me shkëmbimin e informatave dhe me një bashkëpunim profesional, mund të ndikojmë që të sjellim biznese për të investuar në Kosovë dhe përkrahjen e bizneseve kosovare për të gjetur partnerë të ndryshëm në Katar.
Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbështetjen e biznesit dhe tërheqjen e investimeve ndërkombëtare, duke ofruar gjithë kapacitetin e saj për promovimin e një mjedisi të favorshëm për investitorët nga Katari dhe më gjerë.

ME SHUME

RTKLive
Intervista e Kryetarit Rafuna në RTKlive
konfertenca
Konferenca për shtyp e kryetarit Rafuna me temë: Shtrenjtimi i Energjisë Elektrike sjell krizë në sektorin privat
494761157_1108080878023665_4899158407268236533_n
Vizitë nga Kryetari i OEK, z. Lulzim Rafuna, në Vali Group
495576246_1108074608024292_6480417845894473751_n
Vizitë e veçantë në kompaninë ADLER – model i suksesit vendor!