Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës (OEK), z. Lulzim Rafuna, zhvilloi një takim me Drejtoreshën e Caritas Zviceran në Kosovë, znj. Astrid Wein. Takimi u fokusua në mundësitë për bashkëpunim ekonomik dhe projekte konkrete për zhvillimin e diasporës.
Diskutimi përfshiu nxitjen e investimeve, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe krijimin e iniciativave që mbështesin sektorin privat dhe forcojnë lidhjet ekonomike me diasporën.
Ky bashkëpunim synon të krijojë mundësi të reja ekonomike dhe të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
ME SHUME