Në ambientet e Odës Ekonomike të Kosovës u zhvillua provimi i modulit të parë – “Infrastruktura Ligjore”, në kuadër të programit të trajnimit për Vlerësues të Pronave të Paluajtshme.
Ky provim shënon një hap të rëndësishëm drejt përgatitjes profesionale së pjesëmarrësve dhe thellimit të njohurive mbi bazën ligjore që rregullon fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme në Republikën e Kosovës.
Programi i trajnimit për vlerësues të pronave të paluajtshme është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Odës Ekonomike të Kosovës për të forcuar kapacitetet profesionale në treg dhe për të siguruar standarde të larta të transparencës dhe profesionalizmit në këtë fushë me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të vendit.
Përmes këtyre iniciativave, OEK mbetet e përkushtuar në mbështetjen e edukimit të vazhdueshëm profesional dhe në krijimin e mundësive për rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Oda Ekonomike e Kosovës uron suksese të gjithë pjesëmarrësve në rrugëtimin e tyre profesional! 👏
ME SHUME