Oda Ekonomike e Kosoves

October 27, 2025

OEK forcon zërin e transportuesve të mallrave

Më 27 tetor 2025, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), z. Lulzim Rafuna, priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit të Mallrave të Kosovës. Takimi u fokusua në bashkëpunimin dhe ngritjen e zërit të transportuesve si dhe në adresimin e çështjeve kyçe që ndikojnë në sektor.

Gjatë takimit, u diskutuan mundësitë për bashkëpunim efektiv përmes Odës Ekonomike, me qëllim krijimin e hapësirave ku sektorët privatë mund të bashkëpunojnë dhe të ndikojnë në vendimmarrje strategjike.

Kryetari Rafuna theksoi se OEK mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesave të bizneseve anëtare, duke siguruar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të ketë ndikim në politikat dhe vendimet që prekin zhvillimin ekonomik të vendit.

ME SHUME

hey
Takim për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë – Bangladeshi
oek_logojpg
OEK kërkon drejtësi në Gjykatën Supreme: Vendimet e ZRRE-së kanë dëmtuar bizneset
Fotot memorandumi 04.11
OEK dhe OIRK nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm
df887879-b880-4892-af64-3974de0439b4
📢 OEK dhe Eurometal Academy me marrëveshje bashkëpunimi për zhvillim profesional