Oda Ekonomike e Kosoves

Dec 12, 2023

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës 2023

Në periudhën nga 6 deri më 9 dhjetor 2023, kompani prodhuese nga Kosova, anëtare në Odën Ekonomike të Kosovës, morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës 2023, një ngjarje e cila prezantoi mundësi të shumta tregtare dhe bashkëpunimi në nivel rajonal.
Në këtë organizim të rëndësishëm të biznesit, kompanitë kosovare shkëlqyen në ekspozitën e tyre duke prezantuar një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve. Pjesëmarrja e tyre e suksesshme dëshmon kapacitetin dhe cilësinë e industrisë së tyre, duke treguar një potencial të lartë për eksport dhe konkurrueshmëri në tregjet ndërkombëtare.
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës 2023 ishte një platformë e rëndësishme për prezantimin e inovacioneve dhe produkteve të kompanive kosovare, prandaj me pjesëmarrjen e suksesshme në këtë panair, kompanitë kosovare bëjnë një hap të rëndësishëm në promovimin e produkteve dhe potencialit të sektorit ekonomik të Kosovës.
Oda Ekonomike e Kosovës, duke shprehur një vlerësim të veçantë për rolin dhe kontributin e “Klik Ekspo Group”, organizatorin e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës 2023, shprehet e përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë për të fuqizuar sektorin ekonomik dhe për të ndihmuar kompanitë kosovare në prezantimin e tyre në ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

ME SHUME

WOLT
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e kompanisë ndërkombëtare Wolt
486598089_1077876024377484_6784646865098060989_n
WB6-EU Business Platform në Bruksel – Sektori Privat në Qendër të Diskutimeve
486598089_1077876024377484_6784646865098060989_n
Forcimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe integrimi në tregun evropian
embassy
Kryetari Rafuna sot takoi Ambasadorin Luxembourgut ne Kosovë, z. Eric Dietz.